Transmetuar më 19-12-2017, 08:17

Menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare të ditës së djeshme, ku mes tensioneve dhe tymueseve të hedhura nga opozita u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit.

Por edhe në aeroportin e Rinasit, ai u prit nga të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët protestuan kundër tij, duke i kërkuar që të ikë dhe të mos kthehet më.

Pikërisht me vizitën e tij në Bruksel e ka nisur këtë të martë, kreu i qeverisë duke publikuar një fotografi në Facebook.

Ai shkruan, “Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë nga Brukseli, ku patëm një takim mjaft pozitiv mbrëmë me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe me liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europianeve të vendeve tona”.

Arsyeja e vizitës së Ramës në Bruksel ishte thirrja për një takim informal e të gjithë liderëve të rajonit, të kërkuar pikërisht nga Mogherini. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd