Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, votimi i kësaj të hëne i Kryeprokurores së re, vetëm me votat e mazhorancës, dëshmon se Republika ka rënë.
Kjo është ajo që ka theksuar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila thekson se me veprimin e sotëm në Kuvend, mazhoranca nxorri politikën nga institucionet.
“Republika ka rënë. Sjellja e mazhorancës sot nxorri politikën nga institucionet. Çfarë ndodh sot? Mos ngritja e KLP-së, ka një problem, është pengim i të gjitha proceseve të tjera për dosjet që flenë në Prokurorinë e Përgjithshme. Mos kujtoni se ne jemi të kënaqur sepse Prokuroria mund të arrestonte 126 policë të cilët janë në arrati që janë të lidhur me trafikun e kanabisit. Mënyra se si vepron kërkon të intimidosh politikën dhe nëpërmjet politikës mediat dhe më pas qytetarët. Me çfarë targeti gjysma e komisionit të Ligjeve mbledh dhe bën dëgjesa për prokuror. Këtu qëndron problemi tek mënyra dhe sjellja që ky zotëri ka ndaj opozitës.” tha Kryetarja e LSI në studion e Ora Neës.
Kryemadhi bëri përgjegjës vetëm një person për situatën e krijuar, Kryeministrin Edi Rama.
Sipas saj, shefi i qeverisë me arrogancën e tij u tregoi shqiptarëve edhe një herë se nuk pyet për ligje.
“Pse duhej shkelur Kushtetuta sot? Është një arrogancë e zotit Rama për t’u thënë shqiptarëve që unë nuk pyes për ju, ose jeni skllevërit e mi dhe unë e di se çfarë do të bëni. Manipulimi është i jashtëzakonshëm.” theksoi Monika Kryemadhi (e.c/noa.al)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd