


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, u vu në qendër të akuzave nga demokratët, se ka falsifikuar vota, në momentin e zgjedhjes së Arta Markun Kryeprokurore.
Për t’i dhënë përgjigje këtyre akuzave, ka folur vetë Balla i cili ftoi PD të shkojë në sekretariatin e Kuvendit për të zbuluar atë që ka ndodhur.
Duke pretenduar se nuk bëhet fjalë për shkelje, Balla po ashtu ftoi PD që mund t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese dhe të ankimojë votimin.
“Për atë çështje, i bëj thirrje Partisë Demokratke që t’i drejtohet sekretariatit të Kuvendit. Të shkojë në Gjykatë Kushtetuese edhe për këtë gjë. Por kjo që ka ndodhur sot nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, besoj se i kini parë videot kur deputetja Monika Kryemadhi sulmon kryeministrin Rama”,- tha Taulant Balla për Ora News.