Arta Marku është Kryeprokurorja e përkohshme, e cila pason në detyrë Adriatik Llallën. Mes tymit dhe kaosit në Parlament, ajo ka marrë 69 vota nga Mazhoranca, 2 kundër dhe 2 abstenim, ndërsa opozita ka qëndruar përgjatë gjithë kohës në foltore.
Votimi u bë në mënyrë elektronike, dhe të fshehtë, ndërsa nuk kanë munguar edhe konfrontimet fizike mes deputetëve të Partisë Dmokratike dhe punonjësve të Gardës.
Arta Marku, mori pëlqimin e mazhorancës edhe në mbledhjen e gupit parlamentar socialist, ku mori më shumë se 28 firma, si kandidatja favorite për të qenë kreu i ri i organit të akuzës.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas këtij vendimi, pasi opozita ka paralajmëruar se situata do të përshkallëzohet nëse zgjidhet Kryeprokurori. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd