Transmetuar më 18-12-2017, 11:29

Vetëm një ditë më parë, Prive zbuloi se Adelina Tahiri është në prag të martesës dhe sapo lajmi u shpërnda në pothuaj të gjitha mediat e portalet, vetë këngëtarja ka konfirmuar pak më parë propozimin për martesë.

Në foton e saj të fundit të postuar në Instagram, nga Vjena, Adelina ka treguar edhe unazën që ka shoqëruar propozimin për martesë 

“Thashë Po…” shkruan ajo pas kësaj fotoje, e cila është shoqëruar me urimet e të gjithë miqve virtualë.

Detajet, këngëtarja ndoshta i ka ruajtur për t’i zbuluar pak nga pak ose është e vendosur për ta mbajtur publikun gjithmonë kureshtar për njeriun i cili i ka rrëmbyer zemrën.

Edhe pse ende nuk e ka zbuluar të dashurin, me siguri ditën e dasmës më në fund të gjithë do arrijnë të mësojnë kush ai, pas fotove që sigurisht do pushtojnë mediat e rrjete sociale siç ka ndodhur me damat e këtij viti. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd