
Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 49 vjeçarin Aliosha Emini.
Ky i fundit akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, si dhe ka tentuar t’i trafikojë të motrën e saj.
Mësohet se është abuzuar seksualisht me 13 vjeçaren B. Guri, dhe ka rrezikuar të bjerë pre e trafikut e motra e saj 19 vjeçarja A. Guri. Për këto vepra penale 49 vjeçari është lënë në burg nga gjykata.
Në dëshminë e saj nëna e vjazave ka deklaruar se Aliosha Emini, 49-vjeç pasi ka abuzuar me vajzën 13-vjecare B.G., ka tentuar të trafikojë për prostitucion edhe vajzën tjetër 19-vjecare A.G.
“Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13 vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste.
Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë. Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”, ka thënë Rajmonda Guri./b.l/noa.al/