Transmetuar më 17-12-2017, 10:50

Talenti trashëgohet dhe këtë e kemi parë disa herë dhe në artin shqiptar. E njëjta gjë po ndodh dhe me vajzën e këngëtarit të njohur nga Kosova, Blero.

Tara sapo ka dalë me një klip të ri, duet me mikeshën e saj, Elisa. E veçanta e kësaj kënge, veçse na sjell talentin e dy vogëlusheve, është dashuria që ndodhet në të.

"Shoqe kallamoqe" është krijuar nga prindërit e ndarë të Tarës, Blero dhe Teuta Krasniqi, duke qenë kështu një projekt i mbushur me shumë dashuri.

Blero ka krijuar muzikën së bashku me Prygo & Uki, ndërsa aktorja e njohur tekstin e përshtatshëm me moshën e këngëtareve.

Blero dhe Teuta ruajnë marrëdhënie miqësore dhe Tara, edhe pse jeton me të ëmën, kalon thuajse po aq kohë me të atin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd