Transmetuar më 17-12-2017, 08:02

Partitë opozitare kanë paralajmëruar protesta të hënën në mëngjes për të kundërshtuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm.

Sipas kundërshtarëve të Ramës, kjo është në mospërputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 25 vite.

Ata akuzojnë Ramën se në këtë mënyrë kërkon të zgjedhë një kryeprokuror politik që do të fshehë implikimet në trafikun e drogës.

Për këtë arsye në prag të protestës, të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të zhvillojnë një party slogan "Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga qeveritë. Qeveritë duhet të kenë frikë nga njerëzit e tyre".

Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë frymëzuar nga filmi V for Vendetta për festën e tyre.