Transmetuar më 16-12-2017, 17:34

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ambasadori amerikan  në Tiranë Donald Lu janë takuar mbrëmjen e kësaj të shtune.

Mësohet se ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë takimi mes tyre ka ndodhur në një nga lokalet e Tiranës, dhe jo siç jemi mësuar në Presidencë.

Zyrtarisht nuk dihet arsyeja e këtij takimi mes tyre, por duke qenë dy ditë përpara seancës së jashtëzakonshme të së hënës, çështja e Kryeprokurorit të ri mendohet të ketë qenë në qendër të diskutimeve.

Kujtojmë se Kuvendi pritet të votojë të hënën kreun e ri të organit të Akuzës, në seancën e fundit parlamentare për këtë vit.

Në të njëjtë kohë, PD ka njoftuar protestë në orën 9:30 kundër zgjedhjes me shumicë të thjeshtë të Kryeprokurorit, duke e cilësuar këtë një shkelje të Kushtetutës. (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd