Transmetuar më 16-12-2017, 11:09

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn nga Greqia ka dërguar një mesazh të qartë për Europën.

Gjatë një vizite në shtetin fqinj, ku ka zhvilluar takime me politikanë të nivelit të lartë, ai ka bërë një deklaratë të rëndësishme edhe për Shqipërinë.

Më konkretisht ai ka kërkuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas tij, Bashkimi Europian ka shume pak influence ne vendet e Ballkanit përpara hapjes se negociatave.

“Por do të kemi shumë influencë gjatë negociatave. Prandaj jam kaq i vendosur për të hapur negociatat sa me shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë”, u shpreh Hahn. /a.y/noa.al