



Dieta “16:8” është bërë një nga dietat më të njohura që i kemi parë për vite të tëra dhe kjo për disa arsye.
Si funksionon dieta 16:8?
Kjo dietë funksionon në bazë të orëve të ditës. Çdo ditë mund të hani brenda një kornize
kohore 8 orëshe dhe të agjëroni për 16 orët tjera. Pjesa më e mirë e kësaj diete? Nuk keni
nevojë ta kufizoni veten me konsumimin e vetëm 500 kalorive, mjafton të hani shëndetshëm.
Ekspertët thonë se ky orar i kufizuar u jep trupave tanë mundësinë t’i procesojnë vlerat ushqyese që gjendet në ushqime dhe t’i djegim kaloritë.
Edhe yjet e njohur janë duke e aplikuar këtë dietë, ku Hugh Jackman ka raportuar se e ka
përdorur dietën 16:8 për t’u përgatitur për filmin “Wolverine”.
Nga e ka origjinën dieta 16:8?
Dieta ka origjinë nga libri ‘8 Hour Diet’ me autor David Zinczenkon dhe Peter Moore, të cilët sugjerojnë se një periudhë më e gjatë e agjërimit mes ngrënies i jep trupit kohën e nevojshme për ta procesuar ushqimin dhe për t’i djegur rezervat e tepërta të dhjamit.
Gjatë cilës kohë të ditës mund të ha me dietën 16:8?
Mund ta zgjidhni vetën kohë sipas orarit që ju përshtatet, mund të jetë nga ora 10:00 deri
në orën 18:00, apo nga ora 11:00 deri në orën 19:00. Ndërsa jashtë kësaj kornize 8-orëshe
që lejohet ushqimi, keni të drejtë të konsumoni çaj dhe kafe, shkruan ‘telegrafi’.
Çfarë ushqimesh mund të ha në dietën 16:8?
Dieta nuk sugjeron të hani të gjitha ushqimet që mundeni brenda 8 orëve. Por duhet të
siguroheni se jeni duke ngrënë ushqime të balancuara dhe të shëndetshme. Ekspertët
kryesisht këshillojnë të hani mish, vezë, produkte të bulmetit, perime, arra, etj.