Transmetuar më 15-12-2017, 20:30

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje mbrëmjen e kësaj të premte policinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Nga të dhënat e para, policia e qytetit bregdetar është njoftuar për vendosjen e eksplozivit në automjetin tip “Mercedez-Benz” me targa “AA 230 X”.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe ato xheniere. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare nga policia, teksa kanë nisur menjëherë hetimet. (e.c/noa.al)
Vijon…