Transmetuar më 15-12-2017, 17:18

Operimi nuk është asnjëherë i mirë, por kur dëgjon histori të tilla trembesh edhe më shumë. Një kirurg anglez me emrin Simon Bramhall ka pranuar se u ka shkruar inicialet e tij në mëlçitë e pacientëve që ka operuar.

Ai doli në Gjykatën Penale të Birminghamit, ku deklaroi se nëpërmjet lazerit u kishte shkruar dy pacientëve në mëlçi inicialet e tij S.B., gjatë periudhës shkurt-gusht të vitit 2013.

Bramhall është deklaruar fajtor, ndërkohë që vendimi ndaj tij pritet të jepet pas një muaji.

I pandehuri pretendon se djegiet janë sipërfaqësore dhe nuk kanë shkaktuar dëme, por ai përfundoi në gjykatë për shkelje të etikës së mjekut.

Dyshohet se Brmhall ka shkruar inicialet e tij në më shumë se dy pacientë të provuar.

Në vitin 2013 ai u largua nga puna, por ishte një kirurg tjetër ai që zbuloi rastin, duke bërë që të nisin hetimet. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd