Transmetuar më 15-12-2017, 08:26

Origjina e Krishtlindjeve, që nga momenti kur filloi të festohej lindja e foshnjës Jezus dhe deri në ditët e sotme, ka shumë të panjohura. Krishtlindja u festua për herë të parë më 25 dhjetor të 354 p.l.k., ndërsa këtë gjë e vendosi Papa Liberius. Ai zgjodhi këtë ditë, sepse bëhej fjalë për ditën e festimeve romake të ditës së diellit, e cila bie katër ditë pas solsticit të dimrit.

Bibla

Bibla nuk e ka saktësuar kurrë se kur lindi Jezusi. Mendohet se ai lindi midis vitit 7 dhe 2 përpara erës së re. Në shekullin e katërt, Kisha Katolike vendosi ta njehsojë ditëlindjen e Jezusit me festën e 25 dhjetorit.

Pema e çuditshme

Fillimisht e përdorur në një departament dyqanesh për të rritur hapësirën, klientët e pëlqyen idenë dhe vendosën ta bënin të tyren pemën e Krishtlindjeve të kthyer së prapthi. Edhe në shekullin e 12, evropianët i varnin pemët e Krishtlindjeve për të përfaqësuar Trininë e Shenjtë.

Dritat

Meritën për festimin e Krishtlindjeve me bredha të zbukuruar e kanë gjermanët e krishterë të shekullit të 16, të cilët e praktikuan të parët. Martin Luteri, sipas tregimeve të kohës ishte ai që i nxiti njerëzit t’i zbukuronin bredhat me qirinj. Kjo ide i lindi një natë kur pa yjet të shkëlqenin përmes pemës.

Babagjyshi

Santa Klaus i ka fillimet në një prift të quajtur Shën Nikolas, i cili lindi rreth vitit 270 në një fshat të vogël turk në Patara. Ai ishte bujar me të varfrit dhe legjendat e ndryshme e kanë bërë atë të njohur në shumë kultura botërore.

Dhurata

Në vitin 1886, Shtetet e Bashkuara u bënë marrësit e dhuratës më të madhe në histori për Krishtlindje, kur Franca i dhuroi Statujën e Lirisë, 225 tonë dhe 46.5 metra të lartë.

Mirënjohja

Çdo vit, që prej 1947-s, Oslo i dërgon një pemë Krishtlindje Londrës për t’i shprehur mirënjohjen Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën që i dha në Luftën e Dytë Botërore./b.l/noa.al/