Transmetuar më 14-12-2017, 21:35

Aktori i njohur i i humorit Florian Binaj, ka një mesazh për njerëzit  rreth shkeljeve dhe pakujdesive të drejtuesve të mjeteve në rrugë.

Aktori i njohur në spektaklin “Portokalli”, shkruan në mesazhin e tij që të tregohet kujdes pasi jeta nuk është PlayStation që po u dogje, e fillon prapë nga fillimi.

Statusi i plotë i Florian Binaj:

“Pyes veten, gjithë këto aksidente rrugore që ndodhin, përveç rrugëve dhe sinjalistikës rrugore që janë copë copë, përveç faktit që rrime 3 orë në kafe dhe pastaj nxitojmë, shajmë, shtyjmë, pështyjmë, gjuajmë se u bëmë vonë për punë, përveç semaforëve që punojnë si flamuri jonë Kombëtar, o e kuqe o e zezë…ka raste dhe jeshile…a kanë faj dhe autoshkollat që japin patenta kujtdo që jep lekët?

A ka ndonjë institucion që i kontrollon?A u shpjegojnë disave nëpër autoshkolla që pasqyrat anësore nuk janë llaska por janë për të parë çfarë ke mbrapa?!Që pasyra ballore nuk është për të shtrydh puçrrën por për të parë mbrapa?!Që pasqyrat tek mbrojtësja nga dielli nuk janë për të vënë buzkuqin kur je duke ecur por kur je e ndaluar?!Dhe më kryesorja, sytë tanë nuk jane si të kamaleonit që njërit sy i fut të parin, tjetrit i fut indietron për të bërë selfie në parakalim ose të çosh mesazh në parkim!

Ruani vetën dhe të tjerët sepse jeta nuk është PlayStation që po u dogje, e fillon prapë nga fillimi!,”-përfundon Flori në rrjete sociale. Nuk është hera e parë që aktori i njohur i këtij spektakli humori tërheq vëmendjen për problematike të tilla në shoqërinë tonë./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd