Transmetuar më 14-12-2017, 00:29


Festivalin e 56 në RTSH me befasitë, eliten e muzikes shqiptare që merr pjesë këtë vit dhe të ftuarit eminente do të mund ta ndiqni në datat 21/22 dhe 23 dhjetor.
Organizatorët e festivalit bëjnë me dije se tashmë biletat janë të disponueshme në Pallatin e Kongreseve si dhe pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe ka nisur shitja e tyre.
Festivali i 56-të i Këngës në RTSH, këtë vit është në drejtimin e Adi Krastës.
Ndërkaq i ftuar special që në natën e parë do të jetë kantautori i njohur italian Riccardo Cocciante. Ai njihet si krijuesi i dhjetra melodive dhe refreneve nga Margherita e deri te muzikali “Notre Dame de Paris.
Emra të tjerë të njohur mbahen surprizë./a.k/noa.al/