Transmetuar më 13-12-2017, 23:05

Një çift të dashurish në Indi ka vrarë bashkëshortin e gruas së martuar dhe planifikonin të kryenin operacione plastike, në mënyrë që i dashuri i saj të mund të zinte vendin e të shoqit.

E reja e kishte vrarë burrin me ndihmën e të dashurit dhe më pas kishin vendosur të hidhnin acid në fytyrën e këtij të fundit, në mënyrë që ai të zinte vendin e burrit të vrarë, por të mos njihej nga prindërit.

Ata planifikonin të bënin më pas operacionet plastike, në mënyrë që dashnori të merrte fytyrën e burrit, dhe askush mos të kuptonte se ai kishte vdekur.

Ata u thanë prindërve të burrit se, djali i tyre ishte sulmuar me acid dhe se ishte shpërfytyruar.

Nusja i tha vjehrrit se, duhet të paguante faturat e spitalit, në mënyrë që “djali i tij” të trajtohej dhe të kryente operacionet.

Por vëllai i bashkëshortit kuptoi se kishte diçka që nuk shkonte, kur vizitoi spitalin. Ai bëri një ankesë në polici, e cila pasi kreu testet e gishtërinjve gjeti mospërputhjen.

Policia zbuloi se, bëhej fjalë për njerëz të ndryshëm dhe më pas gjeti trupin e burrit.

Vëllai paditi dy të dashuruarit, duke i akuzuar për vrasje, ndërsa ngjarja po komentohet tashmë në mbarë botën.