Zbardhet plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një person u qëllua me armë zjarri në hyrje të Orikumit.
Nga hetimet e policisë rezulton se në hyrje të qytetit të Orikumit, shtetasit G.Ç., 23 vjeç, dhe G.B., 33 vjeç, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri drejtim shtetasit D.B., duke e lënë të plagosur.
Më pasj janë larguar prej vendit të ngjarjes me mjetin tip ‘Volksëagen’, i cili u gjet i braktisur në vendin e quajtur “Çipaj” në aksin rrugor Orikum-Llogara.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore policia ka arrestuar Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, banues në Orikum.
I arrestuari rezulton se ka lidhje shoqërore me të dëmtuarin dhe ndodhej në vendngjarje, sepse gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në mjetin e tij tip “Ford Fiesta” policia ka konstatuar një sasi 514 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete, një mjet “Volkswagen” i përdorur prej autorëve dhe mjeti tip “Ford Fiesta” e shtetasit të arrestuar, lënda narkotike, një aparat celular si edhe gëzhoja e kalibrit 7.62 mm e gjetur në vendngjarje.
Gjithashtu, policia ka bërë shpalljen në kërkim për të dy autorët e dyshuar, G.Ç., G.B., dhe po vijon intensivisht punën për kapjen e ndalimin e tyre.
Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd