
Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me mbresat që i kanë mbetur nga mbrëmja e një nate më parë ku ishte i pranishëm në festën e Finlandës.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Meta ka treguar edhe arsyen e tij pse nuk mund të mungonte në një festë të tillë.
Sipas Presidentit Meta, Finlanda është vend i bukur falë patriotizmit dhe bashkëpunimit
“Mirëmëngjesi miq! Finlanda ky vend i bukur falë njerëzve të sakrificës, patriotizmit, punës, dashurisë, tolerancës e bashkëpunimit, ka arritur në 100 vjet të jetë vend lider për mjedisin e gjelbërimin, demokracinë e të drejtat e njeriut, inovacionin e teknologjinë, falë investimit për edukimin e fëmijëve dhe rinisë.
Ndaj s’mund të mungoja mbrëmë në Festën e Finlandës nga e cila duhet të mësojmë më shumë”, shkruan Meta. /b.l/noa.al/