Transmetuar më 12-12-2017, 21:05

Një grua është detyruar nga i dashuri i saj të ecë e zhveshur lakuriq nëpër qytet në Harlem. Gjithë kjo ngjarje është filmuar nga ish i dashuri i saj.

“Ai më ka kapur prej fyti dhe më ka detyruar me forcë. Unë isha duke u bllokuar pasi nuk merrja dot frymë” ka thënë 25 vjeçarja.

Gruaja, është torturuar nga ish i dashuri për dy orë përpara se ai ta detyronte të dilte jashtë e zhveshur nëpër qytet, dhe ta incizonte me telefonin e saj.

Gjatë kësaj kohe ai fliste shumë gjëra për të, të tilla si “Unë jam e përdalë; unë shkoj me shumë burra…” e shumë gjëra të tjera.

Gjatë xhirimit ai dëgjohet duke thënë: “Hiqe peshqirin! Tregoje veten! Tregoje veten se çfarë je, shumë e bukur dhe shumë e mirë. Kthehu dhe përshëndete kamerën dhe thuaj pse po e bën gjithë këtë”.

“Hiqe peshqirin dhe paguaj çmimin e turpit që kam ndier unë, kur të kam thënë se sa e bukur je dhe se doja të krijoja familje me ty, por në të njëjtën kohë zbulova se ti ishte duke folur me shtatë meshkuj të tjerë”, dëgjohet duke i thënë ai.

Ajo ia kthen: “Por unë nuk doja seks me ta”.

Ai pas kësaj ia heq peshqirin, duke e lënë të zhveshur në mes të qytetit, përveç një palë çizme që kishte në këmbë.

Ajo shihet duke u munduar të fshihet mes dy veturave të parkuara.

Pastaj ai vazhdon t’i thotë: “Paguaj çmimin e turpit tënde! Ti do e paguash rëndë që je një k**v. Pasi je një k**v, do e paguash si një prostitutë”.

Për këtë veprim ai është arrestuar, ku gjatë kësaj kohe ai mbronte veten duke thënë se ai nuk e kishte goditur atë dhe si kishte bërë asgjë.

Melo mund të dënohet deri në shtatë vite burg. /k.k/noa.al/