Transmetuar më 12-12-2017, 20:58

Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, i bashkohet mendimeve që ditëlindja e vërtetë e PD-së është 12 dhjetori.

Për këtë aryse, urimin e tij për demokratët dhe selinë blu, djali i ish-Kryeministrit ka zgjedhur ta bëjë pikërisht këtë të martë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar të gjithë demokratët, të asaj që ai e quan parti e përbashkët.

“Të gjithë demokratëve i uroj gëzuar ditëlindjen e shtëpisë sonë të përbashkët ”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Ndërkohë edhe ALeksandër Meksi, shkruante sot se datëlindja e PD-së  nuk ishte 11 dhjetori por 12 dhjetori (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd