Transmetuar më 12-12-2017, 20:12

Pas sulmeve të fundit në Nju Jork, Presidenti Donald Trump i kërkon Kongresit rishikimin e dy politikave mjaft të rëndësishme.

E para, ka të bëjë me lotarinë amerikane, përmes së cilës mijëra persona depërtojnë çdo vit në SHBA.

Elementi tjetër lidhet me bashkimin familjar.

Trump evidenton se autorët e dy sulmeve kishin mbërritur në SHBA, njëri permes lotarisë, dhe tjetri nga një lidhje me një shtetas amerikan.

“Kongresi duhet të veprojë menjëherë”, tha lideri i Shtëpisë së Bardhë.

Trump premtoi se këto dy programe të emigracionit do të marrin fund. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd