
Një adoleshente 14-vjeçare, e diagnostikuar me kancer, u përdhunua dy herë brenda një periudhe prej vetëm disa orëve, të shtunën, në Lucknoë, në Indinë veriore. Vajza u sulmua nga dy të rinj, dhe më pas nga një kalimtar, tek i cili ishte kthyer për ndihmë.
Adoleshentja u largua nga shtëpia për të blerë ushqime në një treg, rreth orës 16:30 minuta të së shtunës. Vajza ishte diagnostikuar me kancer në gjak, ndërsa një i njohur i tha se do ta dërgonte me biçikletën e tij në treg.
Por ai, e dërgoi pranë një ure të braktisur, dhe me një nga miqtë e tij e përdhunuan duke e lënë në rrugë.
Vajzës i erdhi në ndihmë një 38-vjeçar, i identifikuar si Virendra Yada. Megjithatë edhe në këtë rast ndodhi ajo që adoleshentja nuk e priste.
Ai e mori vajzën në rrugë, e përdhunoi dhe e la sërish atje.
Viktima arriti në shtëpinë e saj rreth orës 3 të së dielës, pasi babai i saj kishte bërë një denoncim në polici.
Policia i tha The “Times of India” se dy të akuzuarit, të identifikuar nga vajza, jetojnë në të njëjtën lokalitet. /k.k/noa.al/