Transmetuar më 12-12-2017, 15:46

Një grua nga Pogradeci ka shokuar me denoncimin që ka bërë në polici gjatë ditës së sotme.

Ajo është paraqitur në polici për të denoncuar për dhunë bashkëshortin Shyqyri M., 56 vjeç, banues në fshatin Alarup të Pogradecit.

Fillimisht 34-vjeçarja T.M., ka deklaruar se i shoqi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike ndaj saj.

Më tej teksa efektivët e policisë kanë kërkuar të dinë më shumë, gruaja ka rënduar edhe më tej akuzat, duke përfshirë edhe dy djemtë e saj të mitur si të abuzuar seksualisht.

Ajo tha se 56-vjeçari ka kryer veprime të turpshme edhe me fëmijët e tyre të mitur 5 dhe 7 vjeç.

Pas denoncimit të gruas Shyqyri M., u vu në prangat e policisë nën akuzën e veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”.

34-vjeçarja pretendon se veprimet e të shoqit janë të përsëritura, çka e kanë bërë që të kërkojë ndihmë në polici.

Ndërkohë pritet që edhe dy djemtë e çiftit të japin dëshminë e tyre, ku në prani të psikologut do të pyeten për më shumë.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Pogradecit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd