Transmetuar më 11-12-2017, 20:14

Një video e një nxënësi, që ka rënë pre e bullizmit, është bërë virale dhe brenda pak orësh ka marrë mbi 18 milionë klikime.

Mamaja e Keaton Jones,nga Knoxville, Tennessee, ka postuar një video të djalit të saj duke qarë, ndërsa ai i tregonte  asaj se nxënësit e tjerë ishin treguar të dhunshëm dhe i kishin hedhur ushqime dhe qumësht mbi kokë gjatë drekës. Pa mëshirë ata e ngacmonin atë duke i thënë  se ishte i shëmtuar dhe nuk ka shokë.

Në videon e publikuar, Keaton përpiqet të flasë teksa qan dhe ulëret në ulësen e pasagjerit të makinës së mamasë.

Ai thotë: "Vetëm për kuriozitet, përse ata ushtrojnë presion? Cili është qëllimi? Pse gëzohen duke u marrë me njerëz të pafajshëm dhe gjejnë mënyra për t’ju bërë keq?

"Kjo nuk është gjë e mirë."

Por nuk është vetëm ai në vështirësi , Keaton i tregon nënës së tij që ka edhe fëmijë të tjerë që përjetojnë situata të ngjashme.

Ai shpjegon: "Nuk më pëlqen që ata ta bëjnë këtë me mua dhe sigurisht nuk më pëlqen që ta bëjnë as tek njerëzit e tjerë, sepse nuk është gjë e mirë.Njerëzit që janë ndryshe, nuk duhet të kritikohen për këtë. Nuk është faji i tyre”.

Kimberly,mamaja e djalit e ka postuar videon në internet dhe ka fituar miliona klikime,duke arritur të fitojë mbështetje dhe miqësi edhe nga persona të famshëm.

Së bashku me videon, mamaja e tre fëmijëve  shpjegoi se Keaton kishte kërkuar që ta postonte videon në internet.

Ajo shkroi: " Keaton kërkoi ta bënte këtë pasi ai kishte frikë mos kjo i ndodhte përsëri dhe kishte frikë të shkonte për drekë në shkollë”.

"Fëmijët e mi nuk janë të përsosur, Keaton është si të gjithë fëmijët e tjerë me mangësitë e veta ,por ai mëson dhe sillet mirë në shkollë” ka shtuar më tej mamaja e djalit. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd