






Nju Jorku është goditur këtë të hënë nga një sulm terrorist, ku mbetën të lënduar disa persona si pasojë e një shpërthimi në Manhattan.
Kjo është ajo që bëhet e ditur nga mediat ndërkombëtare, referuar konfirmimeve që vijnë nga Policia e Nju Jorkut.
Ndërkohë është identifikuar edhe autori, 27-vjeçari Akayed Ullah. Ai eshte nga Bangladeshi dhe autoritetet thane se ishte frymëzuar nga ISIS. 27 vjeçari kishte veshur një jelek vetëvrasës i cili shpertheu para kohe. Autori ka plagë djegieje dhe çjerrjeje me 3 persona të tjerë, përfshi një oficer policie që është plagosur lehtë.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, pamjet që vijnë nga shpërtihim janë vërtet të rënda, ku shihet qartë paniku dhe frika mes qytetarëve të pafajshëm.
Kryebashkiaku i Bill de Blasio tha për NBC News se bëhet fjalë për një “sulm terrorist”.
“Le të jetë e qartë, ky ishte një tentativë për sulm terrorist, falë Zotit, autori nuk e arriti qëllimin e tij përfundimtar, pasi efektivët tanë ishin të parët atje dhe të vetmit të lënduar që ne kemi deri tani janë të parëndësishme”, tha De Blasio pas sulmit. (e.c/noa.al)