Transmetuar më 10-12-2017, 18:53
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali.
Mediat vendase shkruajnë se një shqiptar që drejtonte një kamion, ka goditur për vdekje një shtetase rumune.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në kryeqytetin italian të Romës.
Viktima është identifikuar me emrin Emanuela Croitoru, 37-vjeçe.
Ndërkaq nuk dihet identiteti i shqiptarit që ka shkaktuar aksidentin, i cili pas përplasjes është përpjekur t’i japë ndihmën e parë 37-vjeçares por pa rezultat./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd