Transmetuar më 09-12-2017, 22:06

Sonte është nata finale e spektaklit muzikor “Kënga Magjike 2017”.

E ndërkohë spektakli ka nisur plot me supriza me batutat e Besit dhe Erionit.

Fillimisht që të dy dolën në skenë të qetë, pa humor, pa batuta.

Ata u shprehën se që prej të enjtes kanë menduar si mund të bënin diçka ndryshe, por nuk ja kanë dalë të gjejnë diçka.

“Vetëm me dal me fuck na kishte ngel”, tha Besi.

Ardit Gjebrea u habit dhe e pyeti Besin se çfarë tha ndërsa aktori i humorit pranoi se u shpreh gabim, ndërsa prezantueset e rregulluan duke i thënë se thuhet “frak”.