



Çiljeta Xhilaga është një ndër konkurrentet e ‘Kënga Magjike’ e cila është ngjitur natën e parë gjysmëfinale me këngën e saj ‘Hajmali’ , prezantuar me një performancë shumë të mirë ‘live’ në pallatin e Kongreseve.
Mes emocioneve të shumta, që ka çdo këngëtarë përpara se të ngjitet në skenë, emocioni për të ishte i dyfishtë, pasi diku mes sallës po e ndiqnin me vëmendje, partneri i saj Alban Hoxha së bashku me djalin e vogël, Fernando.
Fernando ka qenë i pranishëm pothuajse çdo ditë të provave me mami Çilin, ku dhe është argëtuar pafund edhe me artistët e tjerë, e ndërsa Albani, sigurisht edhe për shkak të impenjimeve të tjera, ka qenë i pranishëm vetëm në gjysmëfinale.
Këngëtarja bukuroshe është treguar e rezervuar për të folur për lidhjen e saj me Alban Hoxhën, megjithëse siç shkruan Panorama.com, ata janë tashmë një çift i konsoliduar që bashkëjetojnë prej disa kohësh bashkë.