Transmetuar më 09-12-2017, 08:31

Ky vit do të mbahet mend përjetë nga solisti i grupit NRG Band. Ai u fejua gjatë muajve të verës, bëri një dasmë madhështore dhe ka marrë lajmin e mirë se së shpejti do të bëhet baba. 

Ndonëse vajza do edhe disa muaj për të ardhur në jetë, prindërit kanë nisur nga përgatitjet e dhomës, por edhe të mendojnë emrin. Nuk kanë një emër konkret, por e dinë se ajo do të ketë një emër të shkurtër, dhe normalisht bukur.

I ftuar në programin “Lart e Poshtë”, Besnik Qaka ka folur për herë të parë në një media shqiptare, pas martesës dhe se si po e presin ata ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

“Ja kemi nisur dhomën vajzës, kemi zgjedhur disa gjëra sepse duam që t’ja bëjmë sa më të mirë dhe të bukur”, ka thënë Besnik Qaka në një intervistë për gazetaren Suada Daci.

Po përsa i përket emrit çfarë preference ka Besniku?! “Emrin kam qejf që ta ketë të shkurtër dhe të ketë një emër që t’i përshtatet kur ajo të bëhet, aktore, mjeke ose çfarë të dojë ajo”.

A do t’i krijojë vajzës një këngë këngëtari stil?! “Një këngë për të do ta krijojë kur ta kem marrë në duar.” ka thënë Besniku. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd