Transmetuar më 09-12-2017, 08:00

Aksi rrugor Elbasan-Tiranë është bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të rënies së një masivi dheu.
Për pasojë, burime policore bëjnë me dije se lëvizja e automjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Kërrabë.
Masivi shkëmbor ka rënë sipër fshatit Mamël, duke bllokuar segmentin nga Elbasani në Tiranë, ndërsa segmenti tjetër është i lirë. /b.l/noa.al