Transmetuar më 08-12-2017, 19:33

E ëma e aktores së famshme, Matilda Makoçi, ka rrëfyer disa detaje të veçanta nga jeta e saj dhe jo vetëm.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Mari Makoçi, ish-folëse në RTSH, tregoi pikën e saj më të dobët, që është pikërisht nipi Gregor.

Ky i fundit sipas saj është edhe personi që e pëlqen më shumë gatimin e Marit.

“Nipi im i dashur, pika ime e dobët, Gregori, ma pëlqen më shumë gatimin. Më thotë për çdo gjë “të lumshin duart”. Është i veçantë Gregori. Edhe Matilda gatuan. Tani interesohet shumë për gatimin, se më parë jo”, theksoi.

Mes të tjerave, ish-vjehrra e Kryeministrit Edi Rama tha se gatimi është gjëja e parë që e preokupon dhe se mendon që një ditë para për të. (e.c/noa.al)