Transmetuar më 08-12-2017, 12:36

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në panairi i parë i sporteve të aventurës, pati një moment të sikletshëm, për shkak të disa të rinjve “zhurmues”.
Teksa u ngjit në podium për të folur, kreu i qeverisë nuk kurseu reagimin e tij.
Ai tha se ka një sugjerim për ata që fishkëllejnë nga kënaqësia, duke u thënë se afër është pylli dhe mund të hipin në pemë dhe të vazhdojnë.
“Unë nuk hyj te ata njerëz që dorëzohen dhe ti bilbili që fishkëllen atje dhe ke gjithë kohës me gishtat në fyt, është shumë mirë që ti japësh fund këngës së fytit ose të shkosh në pyll, ja ku e ke pyllin”, i tha Rama të riut.
Më tej ai shtoi se shumica e të pranishmëve kanë ardhur për të dëgjuar. /a.y/noa.al