Transmetuar më 08-12-2017, 11:11




Një surprizë e veçantë që do emociononte këdo dhe aq më tepër personit që i dedikohej.
Plot 500 trëndafila në formë zemre janë vendosur poshtë Bashkisë së Tiranës, ku shkruhej emri “Erisa”, një punonjëse e bashkisë.
Por kjo surprizë nuk ka lënë indiferentë as kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili nuk i ka kursyer ca fjalë për punonjësen.
Ai ka publikuar fotografitë e surprizës, duke bërë shaka se “Thamë që do mbjellim 500 lule, po jo pa përfunduar ende sheshi!”
Më tej ai shton, “500 trëndafila. Dikush paska rënë në sevda me kolegen e Bashkisë së Tiranës. Aman moj Erisa qetësoje pak djalin se e falimentove!” /a.y/noa.al