Transmetuar më 07-12-2017, 18:57

Gjatë takimit me presidentin Erdogan, presidenti i Greqisë Prokopis Pasvlopulos i është referuar edhe perspektivës europiane të vendeve ballkanike, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Duke kërkuar nga Turqia respektimin e të drejtës ndërkombëtare si kusht për integrimin europian, Pavlopulos ka dërguar mesazhet tashmë të njohura në drejtim të vendeve fqinje.

“Greqia mbështet perspektivën europiane të FYOM dhe të Shqipërisë, por ekzistojnë kushte që kanë të bëjnë me respektin e të drejtës ndërkombëtare dhe të vlkerave europiane”, tha Pavlopulos.

Sipas tij, “emra që ofendojnë jo vetëm historinë, por mbartin edhe irredentizëm nuk janë të pranueshme nga ana e të drejtës europiane.

Gjithashtu, vendet që duan të jenë anëtare të BE-së, duhet të respektojnë të drejtat e njeriut, si e drejta për pronën dhe të drejtat e minoritetit”, përfundoi Pavlopulos referimin e tij ndaj vendeve fqinje. /k.k/noa.al/