Transmetuar më 07-12-2017, 17:15
Një burrë nga Lezha ka humbur përfunduar rëndë në spital, për shkak se gëlltiti një sasi të madhe me medikamente.
Ditën e djeshme, në urgjencën e spitalit rajonal të qytetit, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi G.M., vjeç 39, banues në Lezhë.
Nga veprimet e kryera rezultoi se, 39 vjeçari ishte i sëmurë mendor dhe invalid dhe sipa mjekëve ka konsumuar medikamente.
Pas ndihmës së parë mjekësore, ai u dërgua për trajtim më të specializuar në QSUT, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim. /b.l/noa.al/