Transmetuar më 07-12-2017, 15:59

Një burrë i moshuar në Durrës i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme pasi dyshohet se është vetëhelmuar me fotoksinë.

Kanë qenë familjarët e tij ata që e kanë gjetur 82 vjeçarin R.M., nga qyteti bregdetar i Durrësit pa shenja jete në banesë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, dhe mjekët nuk kanë pasur mundësi të bëjnë asgjë për të moshuarin pasi kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte në spital.

Sipas verifikimeve të para nga mjekët rezulton se viktima ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë në sasi të madhe duke mos i shpëtuar dot vdekjes.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë 82 vjeçarin të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/