Transmetuar më 07-12-2017, 14:50











Sfida që ajo mori gjatë transmetimit direkt të reality shoë ‘I’m e Celebrity’ i ka lënë të gjithë me gojën hapur.
Aktorja e njohur Georgia Toffolo ka pranuar që të qëndrojë e qetë për disa minuta, ndërsa disa gjarpërinj qëndronin pranë saj.
Fillimisht bërititi me të madhe duke thënë se është shumë e frikësuar, por ia doli që të mos lëvizë pavarësisht se pitonët e rrezikshëm i afroheshin dhe rrethonin trupin e saj.
Sfida kishte të bënte me pikë të arta, ku për çdo minutë qëndrimi 23-vjecarja fitonte nga një yll.
Ylli i serialit ‘Made in Chelsea’ u konsiderua në rrjete sociale si e guximshme pavarësisht se ato minuta e rrethuar nga gjarpërinjtë u cilësuan nga ajo si minutat më të tmerrshme në jetën e saj. /b.l/noa.al/