Akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 10 vjeçe, u kap befas nga disa gra, teksa tentonte të arratisej me makinë, dhe u rrah egërsisht.
Një burrë u sulmua në qytezën Trujillo, në Peru nga një grup prej pesë grash, pak pasi kishte dalë nga dhoma e vogëlushes me të cilën kishte abuzuar seksualisht.
Ai u pa duke marrë një taksi, por u mor me zor dhe u rrah në mes të rrugës, ndërkohë që personat që panë skenën telefonuan policinë.
Burri, i cili rezultoi në gjendje të dehur, përsëriste se nuk kishte bërë asgjë.
Me mbërritjen e policisë, agjentët e shpëtuan nga duart e grave dhe e çuan në burg.
Nuk ka ende një akuzë zyrtare ndaj tij, por video e xhiruar fundjavën e lënë pas, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale duke ngjallur shumë polemika. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd