Transmetuar më 07-12-2017, 09:39

Denoncimi i bërë nga gruaja e tij në polici për dhunë, bëri që një kryefamiljar të përfundojë në prangat e policisë së Tiranës, edhe për një akuzë tjetër, pas asaj që ju zbulua në shtëpi.

Mbrëmjen e djeshme u bë arrestimi në flagrancë i Çlirim Lamit, 44 vjeç, banues në fshatin Mazrek të Tiranës.

Ai akuzohet se rreth orës 20:00, në fshatin Mazrek, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime bashkëshortes së tij, A.Lami, 35 vjeçe, së cilës ju plotësua kërkesë- padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë 44-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjysmë automatike, 73 copë fishekë model 54, 69 fishekë model 56 dhe krehëra fishekësh.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Dhuna në familje”. /a.y/noa.al