Transmetuar më 06-12-2017, 17:15

Një nënë vlonjate ka kërkuar ndihmën e policisë për vajzën e saj të mitur, e cila prej disa kohësh është larguar nga banesa.

Këtë të hënë u paraqit në polici 38-vjeçarja M.T., me banim në fshatin Bishan të Vlorës.

Ajo tha para uniformave blu se vajza e mitur E.T., 16 vjeçe qëndron pa lejen e saj në qytetin e Sarandës.

Gruaja pretendon se vajza qëndron tek banesa e motrave të saj, tezeve, dhe dyshon se është e punësuar në një disko.

Por për shkak të natyrës delikate të çështjes nuk bëhen me dije detaje të tjera, ndërkohë që policia po merret me veprimet e rastit.

Lidhur me denoncimin e 38-vjeçares materialet iu referuan Prokurorisë së Sarandës për vlerësim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese