Transmetuar më 06-12-2017, 12:20

Një vajzë 6-vjeçare nga Rusia është cilësuar si vajza më e bukur në botë, pasi fotot e saj të publikuara në Instagram nga e ëma, u shpërndanë online. 

Anastasia Knyazeva ka që tani NJë ushtri fansash online të cilët janë mahnitur nga pamja e saj si kukull porcelani me sy blu.

Vajza, edhe pse shumë e vogël është modele e suksesshme e markave për fëmijë në vendin e saj në Rusi.

Duket se Anastasia do të ecë në rrugën e Thylane, vajza franceze tashmë 16 vjeçe e cila spikati për bukurinë e saj kur ishte pikërisht 6 vjeçe dhe sot është një modele e suksesshme.

Llogaria e saj në nedia sociale drejtohet nga mamaja e saj Ana, e cila ka ngarkuar fotot e vajzës së saj të adhurueshme që nga korriku i vitit 2015, kur ajo ishte vetëm katër vjeçe. 

Në tetor të vitit të kaluar, Anastasia u votua për fytyrën më të bukur në botë nga ndjekës të mediave sociale. Disa mendojnë se ajo do të ndjekë gjurmët e modeles ruse Irina Shayk. /b.l/noa.al/