


Pamje vërtetë dramatike janë ato të publikuara nga salla e operacionit, ku një ushtar iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.
Bëhet fjalë për një ushtar, që arriti të largohet mes plumbave nga Korea e Veriut për në zonën jugore.
Ai ia doli të mbijetojë pas plagëve të marra, edhe pse situata shëndetësore mbetet ende e vështirë.
Në një prononcim për mediat, disa ditë më pare, njëri prej kirurgëve që bëri ndërhyrjen ndaj ushtarit tha se atij iu gjetën disa parazitë në bark, çka tregonte se në Korenë e Veriut njerëzit nuk ushqeheshin mirë.
Por sot janë publikuar foto nga salla e operacionit. Mjeku ka nxjerrë nga trupi i tij parazitë rreth 25 centimetër.
“Në karrierën time 20-vjeçare si kirurg, diçka të tillë e kam parë vetëm në librat e shkollës”, tha Dr.Lee. /k.k/noa.al/