Duket e pabesueshme, por gjithçka është e vërtetë. Një vajzë 20-vjeçare, Zelal Topçul, në Turqi, është rrëmbyer me forcë nga kushëriri i tij.
E reja ishte duke udhëtuar në autobus, bashkë me një shoqe, teksa disa persona e kanë tërhequr me forcë nga krahu dhe e kanë future në një automjet.
Pas këtij episodi, autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të rrëmbimit, kjo falë kamerave të sigurisë.
Dhe rezultoi se i gjithë skenari ishte përgatitur nga Dervish Topçul, kushëri i vajzës.
Ai kishte kërkuar që të martohej me kushërirën, por familja nuk kishte pranuar më pas ai ka vendosur që ta rrëmbejë atë.
Në një televizion lokal babi i vajzës është shprehur se kushërinjtë e tij kishin shkuar për vizitë tek ai sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe sipas tij e kishin mohuar që të kishin gisht në këtë ngjarje. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd