Transmetuar më 05-12-2017, 19:23

Një bandë që merrej me trafikun e drogës është goditur nga policia italiane në një operacion masiv.

Sipas mediave të vendit fqinj, pjesë e grupit ishin edhe disa shqiptarë.3410051_trogu1

Operacioni është zhvilluar disa ditë më parë, pas hetimeve disa vjeçare, por sot janë dhënë informacionet e detajuara për këtë bandë e cila merrej me trafikun e drogës, pjesë e së cilës ishin 10 persona.

3410051_trogu9

Hetimi u quajt “Operacioni Kukulla” për shkak të atij emri të veçantë, “kukull”, me të cilën anëtarët e bandës kriminale thirreshin me njëri tjetrin për të mos rënë së sy të policies, shkruajnë mediat në Itali.3410051_trogu10

Hetimi filloi pasi një klient, një biznesmen nga Vicenza, u rrah dhe kërcënoi sepse nuk pagoi borxhin, dhe kishte kërkuar nga policia ndihmë.3410051_trogu4

Mes të arrestuarve ishin dy burra që banonin në qytet, Fabio Di Maggio, 45 vjeç dhe Massimo Marcello Taverni, 45 vjeç.

3410051_trogu5

Në krye të grupit ishte Ahmet Balla, 39 vjeç, që kishte në varësi dy nipër, vëllezër Mario dhe Sabrino Kertusha, respektivisht 26 dhe 23 vjeç. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd