Transmetuar më 05-12-2017, 18:54

Qendra Spitalore Universitare e Tiranës ka reaguar lidhur me letrën për dorëheqje nga puna e një pjesë të mjekëve, drejtuar krerëve të Shtetit. Në reagimin e saj zyrtar QSUT, thekson se pavarësisht aludimeve në media, puna në urgjencë nuk është ndërprerë në asnjë moment.

Sipas QSUT-së, të gjithë mjekët janë në punë dhe se urgjenca furnizohet rregullisht me barna. Gjithashtu Qendra Spitalore ku ka bërë thirrje qytetarëve të shkojnë në spitalet sa më pranë vendbanimeve të tyre për shërbimet mjekësore për të shmangur fluksin e shtuar apo mbingarkesat.

“Në asnjë rast nuk u ndërpre shërbimi ndaj pacientëve. Urgjenca furnizohet rregullisht me barna. Të gjithë mjekët që punojnë në këtë shërbim janë në punë,” shprehet QSUT në reagimin e saj.

Pak më herët edhe shefi i Urgjencës Edmond Zaimi nënvizoi se mjekët nuk janë larguar nga puna, por se kanë bërë një peticion ku kërkojnë përmirësimin e kushteve të shërbimit. (e.c/noa.al)