Transmetuar më 05-12-2017, 17:55

Mbërritën bashkë në tapetin e kuq të Fashion Awards 2017, Valerie Morris dhe Naomi Campbell, nënë e bijë.

Elegante në maksimum, të dyja të veshura me të zeza, me flokët e gjata dhe të drejta dhe me një tualet fin, që i bënte të dukeshin si dy motra.

Valerie 66 vjeçe, me një fizik të skalitur e veshur me pantallona dhe xhaketë dhe “Pantera e zezë” 47 vjeçe, e veshur me fustan të zi fin.

Nuk ndodh shpesh që ti shikosh bashkë, por në “Fashion Awards” të Londrës mbrëmjen e së hënës, rrëmbyen gjithë vëmendjen mbi vete, siç mund ta shikoni në fotografitë që noa.al sjell në galeri.

Nuk është për tu habitur që Naomi e cila po u afrohet të 50-ve është gjithnjë në top formë, duke parë nënën e saj që duket po aq e re. /a.y/noa.al