
Pas vendimit të mjekëve të, vjen reagimi nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas vendimit të mjekëve të Urgjencës së QSUT-së për t’u dorëhequr nga detyra.
Në një ndalje për mediat, deputetja e kësaj force politike, Nora Malaj tha se dorëheqja e mjekëve tregon se Kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për këtë sektor.
Ajo tha se mjekët janë dorëzuar pasi nuk ka më kushte, ndërsa shtoi se Shqipëria është në prag të një situate emergjente.
“Pas lajmit të kobshëm që ishte përmbytje, që na e dha natyra, sot përballemi me një lajm që është letra paralajmëruese e mjekëve që tashmë paraqesin një rrugë të vështirë dhe pa kthim. Janë dorëzuar pasi nuk garantojnë dot standardin për shqiptarët. Nuk kanë pagesa të motivuara për të vazhduar me betimin e Hipokratit. Tashmë ata të gjithë i ka kapur amoku për të shkuar drejt Gjermanisë, dhe u krijohet mundësia për të ushtruar punën tyre me humanizëm,” tha Malaj.
Deputetja tha se çështja duhet të marrë zgjidhje dhe jo kthehet me batuta nga Kryeministri, ose përndryshe të japë dorëhejqen.
“I nderuar zoti Kryeministër dhe ministre, ju bëjmë thirrje në emër të LSI dhe qytetarëve, ta zgjidhni sa më parë këtë çështje kardinalë. Pasi do të jetë shumë vonë për ne. Nëse nuk bëni dot punën, jepni dorëheqje dhe as me selfie e bejte e as me batuta. Kini vëmendje dhe kur një mjek flet, atëherë situata duhet marrë me përgjegjshmëri”, tha Malaj. (e.c/noa.al)