Transmetuar më 05-12-2017, 12:34

Vetëm pak ditë na ndajnë nga sfida Juventus-Inter, që pritet me shumë padurim, sidomos nga Massimo Moratti. 

Ish-presidenti i Interit, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport” thotë se ka jetuar gjithmonë me rivalitetin historik karshi Juventusit: “Juve apo Milani? 

“Nuk ka krahasim. Në njërën anë është një dualitet brenda shtetit, në tjetrën një antagonizëm historik. Sportivisht jam duke folur, armiku i vërtetë është Juve”.

Moratti thotë se do të kishte kënaqësi “t’i vidhte” një lojtar skuadrës bardhezi: “Juves do t’i hiqja Dybala dhe do ta merrja tek Interi. Çfarë çifti fantastik sulmuesish me Icardi!”, shkruan telesport. Pra, presidenti i mëparshëm zikaltër përshëndet punën e trajnerit Spalletti.

“Pas tripletës ishim shumë afër tij, dërgova edhe Brancën që të fliste me të, por pastaj shkoi te Zenit. Nëse më kujton Mourinhon? Spalletti hyn në kokën e trajnerëve si portugezi. Dhe realizon besimin e ndërsjellë, i cili pastaj përhapet dhe e bën tërë mjedisin më paqësor”.