
Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë në Morinë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar kalimin kufitar me dokumente të falsifikuara dhe një i tjetër për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
Burime policore bëjnë me dije se të arrestuarit janë identifikuar si: Blerim Kasmi, 37 vjeç, banues në Durrës dhe B.O., 15 vjeç, banues në Kukës.
Arrestimi i tyre u bë pasi kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet Pikës Kufitare të Morinës, me dokumente të falsifikuara.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe një person i tretë, Rasim Koloshi, 22 vjeç, banues në Kukës, pasi ka ndihmuar dy të parët për kalimin në mënyrë të paligjshme, duke paraqitur dokumente të falsifikuara.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /b.l/noa.al/